Studenti në protestë: Shokët e mi i mori gomonia dhe kamioni

Student i inxhinierisë së ndërtimit, Olsi Kasemi, në fjalën e tij në protestën e opozitës para Kryemnistrisë, u shpreh se sot në protestë është vetëm pasi shokët e tij janë larguar tashmë nga vendi me gomone apo kamionë.

“Jam nga Lazarati. Student dhe i punësuar. Jam këtu për të mbështetur protestën që po rikthehen shpresën tek qytetarët.

Bashkë me katër shokë erdha në Tiranë. Por, një nga një mi mori gomonia apo kamioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam vetëm në këtë protesta, ndaj shpesh mendoj edhe vetë largimin tim nga Shqipëria por kuptoj që ai që duhet të largohet është rama dhe klika e tij e qelbur e jo rinia. Urrejtja e një populli që lëngon ka nisur të ngjisë uraganin e Lirisë.”, deklaroi studenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?