Studentja arvanitase parandjeu se dicka nuk shkonte me tragetin qe mori flak

Një shënim në Facebook, në gjuhën greke nga një prej udhëtareve, i shkruar vetëm pak përpara nisjes po qarkullon dendur në rrjetet sociale si një paralajmërim profetik për tragjedinë që vijoi.
Efthimia Arvaniti, mbiemri i të cilës ofron menjëherë idenë e prejardhjes, është studente e doktoraturës në Gjermani dhe kishte udhëtuar për në Greqi për të kaluar pushimet me familjen.
Ja çfarë tha shkroi ajo përpara se të ngjitej në anijen e tmerrit.
“…Nga t’ia filloj… Tani jemi në Igumenicë, ku mbërritëm me një orë vonesë në rrugën nga Patras në Ankona.
Përveçse është e mbingarkuar përtej kapacitetit që duhet të ketë si anije, nuk ka absolutisht asnjë informacion apo njoftim se sa do të vonohemi ende derisa të mbërrijmë në Ankona.
Erëra të këqia dhe të padurueshme mbizotërojnë në mbarë anijen. Banjot janë të papranueshme. Karriket janë të thyera dhe për të gjitha këto paguhet një çmim si për një udhëtim në një anije të respektueshme dhe që i përmbahet orareve.
E gjitha kjo gjoja për shkak se ‘u ndërrua anija’ dhe ‘u zëvendësua me një të re’ siç na informoi personeli në Portin e Patrës.
T’ju bëj një pyetje: mos na kujtojnë gjë për idiotë dhe syleshë?
Sa e sigurtë është një anije kaq e mbingarkuar e një kategorie të tillë? A ia vlen rreziku për një euro më shumë?
Si e zgjidhin njerëzit kur humbasin një orë? Kanë lidhje me udhëtimin tjetër, kanë rezervime në hotel, kanë detyrime pune.
Ka njerëz të ulur në dysheme. Disa po fryjnë dyshekë me ajër se kabinat janë plot e të tjerë jamë duke fjetur përtokë. Pse nuk po na kërkoni edhe që të pastrohemi para se të nisemi?
Janë bërë ngatërresa me kabinat. Kanë nxjerrë në sallën e ndjenjes familjet me fëmijë që janë duke pritur.
Ju lutem më lejoni të nënvizoj se këto ankesa nuk janë kundër ekuipazhit por menaxhimit të kompanisë. Për fat të mirë, ekuipazhi po përpiqet të ruajë qetësinë.
Jo se juve ju intereson kjo punë…
Një rrënojë!”

Burime të disa gazetarëve të pavarur grekë po thonë se pronarja e kompanisë në pronësi të trageteve është Alexis Bakoyanis, vajza e politikanes Dora Bakoyanis. Ata po ankohen se media greke po e fsheh këtë fakt.
Një numër vëzhguesish gjithashtu po parashikojnë që do të ketë padi gjyqësore për kompaninë greke. Ndërkohë media greke është përqendruar më shumë te vonesat e shpëtimit për të cilat fajësojnë italianët./ Ruben Avxhiu/

SHKARKO APP