Studentja e drejtësisë: Kanë kaluar çdo kufi, na ngopëm me premtime boshe!

Në tubimin e presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës ka folur edhe një prej studenteve të Fakultetit të Drejtësisë, Oneda Skënderi.

“Jam studente e Fakultetit të Drejtësisë, jam këtu në emër të të rinjve që ëndërrojnë të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Në tetor të 2018-ës ne u ngritëm në protestë për një Shqipëri më të mirë, dhe u mashtruam me demogagji dhe premtime boshe.

Sot jam këtu jo se i përkas një partie politike, por si një e re që e do vendin e saj. Faik Konica do të shkruante se disa broçkulla edhe u falen politikanëve, por nuk mund të kalosh kufinjtë. Të lësh vendin pa gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufinjtë, të lësh të rinjtë pa shpresë është të kalosh kufinjtë, ndaj duhet t’iu themi ndal atyre që shkelin Kushtetutën, jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet me doemos.

Të gjithë studentët e drejtësisë njihet me hiearkinë e normave dhe Kushtetuta e Shqipërisë është mbi të gjitha dhe është e paprekshme. Mjaft më me pasiguri, është e drejta e këtij sovrani që të kërkojë barazi përpara ligjit, zoti e bekoftë Shqipërinë, dje iu ktheftë shpresën shqiptarëve, se PO, Shqipëria një ditë do të bëhet”, u shpreh studentja e drejtësisë.

Lexoni edhe…

Mbi 100 mijë para Presidencës, në sheshin “Nënë Tereza” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me lule dhe flamuj kuq e zi

New York Times dhe Washington Post: Mijëra shqiptarë në mbeshtetje të Presidentit Meta

Diplomati thirrje ndërkombëtarëve nga manifestimi: E sotmja është një kambanë alarmi

Artisti Bujar Kapexhiu: Të gjithë të mbrojmë Kushtetutën

Juristi Ledio Bianku: Jemi këtu për pushtetin e Kushtetutës

FOTO LAJM/ Shqipëria në shesh për Kushtetutën

Flamuri gjigand në manifestimin madhështor (FOTOLAJM)

Studentja e drejtësisë: Kanë kaluar çdo kufi, na ngopëm me premtime boshe!

Kampioni i boksit Demaj i bashkohet manifestimit: Zemra ime rreh kuqezi, ‘Shqiponjat’ duhet të kthehen

SHKARKO APP