Studentja e Politeknikut del pozitive me Covid-19. Rektorati merr vendimin
Universiteti Politeknik i Tiranës ka marrë vendim që për shkak të situatës nga koronavirusi, të zhvillojë online sezonin e provimeve. Njoftimi vjen pasi edhe një studente ka rezultuar pozitive me Covid-19, e cila madje ka qenë e pranishme në një provim të zhvilluar para pak ditësh në ambientet e universitetit.
Rektori i këtij Universiteti thekson se studentja, që dyshohet se është infektuar, është në vitin e tretë të studimeve.
“Dyshohet për një studente me Covid. Studentja në vitin e tretë te FTI. Studentja shfaqi shenja të Covid. Nëna e studentes me Covid. Studentja në provim para 5 ditësh. Nuk anulohet sezoni i provimeve. Studentët do bëjnë online provimet”, thekson Rektori.