Studentja: Rama na shau, tani të përgjigjet! Nesër do jemi para Kryeministrisë

E ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka qenë e ftuar studentja e Stomatologjisë, Klarisa Rexhvelaj, e cila foli për protestën studentore.

E pyetur nga moderatori Alen Xhelili se çfarë do të ndodhë në vijim, studentja tha se nesër do të protestohet para kryeministrisë, pasi ka ardhur momenti që Rama të dëgjojë zërin studentor.

Ajo tha se Rama ka disa ditë që i ofendon por nesër do t’i duhet të japë përgjigje dhe të dëgjojë e tu japë zgjidhje kërkesave të studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Protesta nuk ka patur një organizator të caktuar, jemi të gjithë bashkë organizatorë. Deri tani disa nga kërkesat tona janë miratuar nuk jemi aspak të kënaqur. Nesër do të vazhdojmë të protestojmë përpara kryeministrisë në orën 10:00 të gjithë studentët të bashkuar. Përderisa ministrja na tha se nuk kam më çfarë bëj për ju, ne do t’i drejtohemi kryeministrin të na dëgjojë sepse ka ditë që na ofendon. Ai është i vetmi që mund të shfuqizojë vendimin dhe  të na plotësojë kërkesën”, deklaroi studentja Klarisa Rexhvelaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pyetur se çfarë do t’i kërkojnë nesër Ramës, Rexhvelaj tha se studentët do të kërkojnë arsim falas.

“Tarifa e vendosur për shkollimin ishte një vjedhje e hapur për ne. Ne paguajmë për shkollimin, do të duhet të paguajmë tani edhe për provimet që duhet të japim. Ndërkohë që në shkolla nuk plotësohen kushtet. Nesër ne do t’i kërkojmë Edi Ramës arsim publik falas. Gjithashtu do t’i kërkojmë kushte më të mira që të mësojmë dhe të dalim si profesionistë shumë më të mirë. Nuk kemi pse të largohemi drejt Gjermanisë, por të rrimë në Shqipëri”, deklaroi studentja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?