FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studentja zbulon fazën e dytë të protestës

Çfarë do të ketë përtej protestës dhe marshimit? Studentja Laura Kërtalli thotë se do të ketë karakter të qartë politik. Sipas saj, pakënaqësia e shprehur në protestë duhet të kanalizohet në një lëvizje të organizuar politike, e cila të ketë si element unifikues karakterin kombëtarist apo nacionalist.

“Ne e pranojmë me kënaqësinë më të madhe ftesën për t’u bërë pjesë e një lëvizje politike të re. Protesta tashmë është shndërruar në politike. Ka pasur dy faza, Zvërneci, dhe faza e dytë që ka një sërë kërkesash që kanë karakter politik.

Protesta mbart në vetvete një fabul sepse kjo lëvizje që ne pretendojmë të bëjmë, me karakter politik, duhet të ketë patjetër një element unifikues që ta shndërrojë të gjithë këtë pakënaqësi në një lëvizje me karakter politik. Ky karakter unifikues duhet të jetë ajo çfarë na bashkon të gjithëve, kombësia ose ndjenja nacionaliste, për të vetmen arsye se është mesazhi i kësaj fabule”, u shpreh ajo për ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?