Studentja zhduket prej dy ditësh, babai bën kallëzim në Polici
Aktualitet E Mërkurë, 28 Prill 2021 22:52
Një studente nga Lushnja është zhdukur prej dy ditësh e ka humbur të gjitha kontaktet me prindërit e saj. Sipas njoftimit të Policisë, ajo është 21¬vjeçarja O.H. banuese në Qytetin Studenti në Tiranë.
Babai i saj, A.H. 48 vjeç ka bërë kallëzim në Polici se ka dy ditë që nuk ka kontakte me vajzën e tij. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e saj.
KOHA JONË SONDAZH

