Studim për hartën e ndotjes radioaktivie në Shqipëri

 

Një studim i ri do të bëhet për matjen e radioaktivitetit në vendin tonë.

Kjo nismë  është  mundësuar nga  një bashkëpunim mes Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Institutit italian të Fizikës Bërthamore.

Projekti synon hartimin e një studimi të plotë, i cili do të tregojë hartën e zonave ku do të tregohet niveli i ndotjes radioaktive.

Ky projekt vjen për herë të parë në Shqipëri dhe do të kushtojë 500 mijë euro.

Presidenti i Institutit të Fizikës bërthamore, Fernando Ferroni, theksoi rëndësinë e këtij projekti në mënyrë që edhe Shqipëria të pajiset me statistika, se ku duhet të ndërhyet në rastet e niveleve të larta të ndotjes radioaktive që mund të paraqesin disa zona.

Ndërsa për zv/Ministrin e Arsimit, Arbër Mazniku, ky projekt përkthehet në më shumë mundësi për kërkim shkencor “ Nëpërmjet një marrëveshje të tillë arrijmë të marrim një kartëzim të shpërndarjes së radiacionit në mjedis. Së dyti nëpërmjet bashkëpunimit me Universitetet dhe institucionet shqiptare do të arrijmë një përpirësim të kapaciteteve të kërkimit  shkencor”.

Projekti”Përhapja e ndotjes radioaktive në territorin e Shqipërisë” që u finalizua me nënshkrimin e një memorandumi mes dy institucioneve pritet të bëjë publike të dhënat brenda 5 viteve.

SHKARKO APP