Studim: Si e ndiejnë kafshët tërmetin 3 javë para se ai të ndodhë

Kafshët janë në gjendje të ndiejnë që një tërmet është duke ardhur, 3 javë para se të ndodhë.

Sipas një studimi të ri kafshët janë në gjendje të ndjejnë diçka që njerëzit nuk munden. Duke ekzaminuar pamjet nga kamerat e sensorit të lëvizjes në Parkun Kombëtar Yanachaga të Perusë, shkencëtarët zbuluan se aktiviteti i kafshëve ra në mënyrë të konsiderueshme muaj përpara se të ndodhte një tërmet me madhësi 7,0.

Gjatë tre javëve para tërmetit, kamerat regjistruan pamjet e kafshëve si zakonisht, dhe 5-7 ditë para tërmetit kamerat nuk regjistruan fare kafshët. Studiuesit mendojë se kafshët mund të jenë më të ndjeshme ndaj joneve pozitive në ajër që ndërtohen kur shkëmbinjtë në sipërfaqen e tokës stresohen duke çuar në një tërmet, gjë që mund të bëjë ata që të largohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk është hera e parë që studiuesit kanë vërejtur këtë fenomen, shkencëtarët në Kinë dhe Japoni e studiojnë këtë për një kohë, duke vërejtur se minjtë e laboratorit kanë një kohë më të vështirë duke fjetur përpara një tërmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?