Studimi/ 94.5 për qind e të rinjve shqiparë duan anëtarësimin e vendit në BE

Nga Domenik Istrate, Emerging Europe

Një studim i kohëve të fundit i kryer nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) zbuloi se 94.5 për qind e të rinjve shqiptarë duan anëtarësimin e vendit të tyre në BE, të ndjekur nga të rinjtë në Bosnjë-Hercegovinë (84.9 për qind), Maqedonia e Veriut (81 për qind) dhe Mali i Zi (77.2 për qind).
Ndërsa 56 për qind e të rinjve në Serbi mbështesin përpjekjen e vendit të tyre për t’u anëtarësuar në BE, më shumë se 75 për qind duan të largohen nga vendi për të jetuar në Europë.
Sipas anketës së fondacionit gjerman FES, e cila mbulonte të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor përveç Kosovës, numri i të rinjve që mbështesin anëtarësimin në BE është më i ulëti në Serbi.
Ndër ata serbë të rinj që planifikojnë të emigrojnë, 20 për qind thanë se do të largoheshin për 20 vjet ose më shumë, duke përmendur më së shumti situatën ekonomike të Serbisë si arsye kryesore për t’u larguar nga vendi. Sondazhi gjithashtu zbulon se 50 për qind e të rinjve serbë nuk u besojnë partive politike.

Përshtati: Lindita Kokoli, Koha Jonë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?