Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar valët në trurin e qenve, duke ofruar dëshmi mbi mënyrën se si funksionon truri i shokut më të mirë të njeriut.

Qentë janë në gjendje të njohin fjalë që nxisin ata të bëjnë veprime dhe kjo nuk është befasi për pronarët e qenve, të cilët u thonë kafshëve të tyre shtëpiake të “ulen” apo “të kapin topin”.

Megjithatë studimi, që ka analizuar aktivitetin e trurit të 18 qenve, ofron të dhëna se ata mund të aktivizojnë kujtesën e tyre për një objekt kur të dëgjojnë emrin e tij.

Studimi u krye nga Universiteti Eotvos Lorand në Budapest dhe u publikua në revistën, Current Biology.

“Ka pasur një debat të kamotshëm të aftësive jonjerëzore të kafshëve për të kuptuar fjalët në mënyrë referenciale”, tha Marianna Boros, bashkëautore e studimit.

“Përderisa ka pasur raportime për sjelljen, gjithmonë kanë qenë raste të veçanta. Studimi ynë është i pari që ne pretendojmë se kjo krijesë ka kapacitete të gjera”.

Gjatë studimit, pronarët e qenve thanë fjalët për objektet që kafshët e tyre shtëpiake i njihnin. Pastaj, në disa raste ata iu treguan qenve një objekt që përkonte me fjalën, ndërkaq në raste të tjera fjalët nuk përkuan me objektet.

Studimi gjeti se ka aktivitet në trurin e qenve kur fjalët përkonin me objektet ishin të ndryshme me ato kur nuk përkonin. E njëjta gjë vërehet edhe në trurin e njeriut.

“Qentë mund të kuptojnë se fjalët përkojnë me diçka… Prandaj, ata aktivizojnë paraqitjet mendore dhe i lidhin me kuptimin e fjalëve për atë paraqitje mendore dhe jo vetëm me kontekstin”, tha Boros.

Hulumtuesit kanë në plan që të hetojnë nëse ky kuptim i gjuhës referenciale është specifik vetëm për qentë, apo këtë aftësi e kanë edhe kafshët e tjera./Europa e Lirë/

SHKARKO APP