FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Stuhi e befasishme në Elbasan, breshëri dhe reshjet paralizojnë qarkullimin

Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të qarkut, duke sjellë reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta që ndryshuan brenda pak minutash situatën atmosferike.

Rreth orës 14:50 të kësaj të premteje, qielli u errësua dhe reshjet e rrëmbyeshme përfshinë qytetin, duke shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore dhe vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve. Drejtuesit e mjeteve u detyruan të ulin ndjeshëm shpejtësinë për shkak të mungesës së dukshmërisë dhe pranisë së ujit në rrugë.

Edhe këmbësorët u përballën me vështirësi, pasi shiu intensiv dhe breshëri e bënë thuajse të pamundur lëvizjen në disa zona të qytetit. Erërat e forta kanë rritur rrezikun në ambiente të hapura, ndërsa moti i keq ka ndikuar në ritmin normal të jetës së përditshme. Pavarësisht kushteve ekstreme, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?