Stuhia godet portin e Durrësit, trageti spostohet 100 metra dhe përplaset me kangjellat
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë sot gjithë territorin e Shqipërisë ka shkaktuar situata të rrezikshme edhe në Portin e Durrësit. Një nga tragetet është spostuar rreth 100 metra, duke u përplasur me kangjellat dhe duke dëmtuar disa varka të vogla të ankoruara pranë tij.
;
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fuqia e erës ka qenë aq e madhe sa ka këputur të gjithë litarët e ankorimit të tragetit, duke e lënë mjetin e madh lundrues të lirë. Pamjet e dërguara tregojnë momentet dramatike kur trageti përplaset me kangjellat e portit, ndërsa rrezikonte seriozisht edhe mjetet e tjera të vogla lundruese aty pranë.
Autoritetet portuale po ndjekin nga afër situatën, ndërsa forcat e sigurisë detare janë angazhuar për të shmangur pasoja të tjera. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale në port janë të konsiderueshme.
KOHA JONË SONDAZH

