Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën pas kontaktit me korrentin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), i identifikuar si B. Boçi, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në momentin kur ekipet teknike po punonin për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e prekura nga moti i keq dhe erërat e forta.

Viktima është një 55-vjeçar me origjinë nga Elbasani, i cili ishte dërguar në Himarë për të mbështetur ekipet e terrenit në riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjet. Gjatë ndërhyrjes, ai ka pësuar një incident fatal. Dyshimet e para janë se punonjësi mund të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike, por shkaku i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të hetimeve dhe ekspertizës teknike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga stuhia e furishme e një nate më parë kanë mbetur të lënduar disa persona, ndërsa 3 prej tyre kanë marrë ndihmë në spital. Mësohet se ata janë plagosur nga thyerja e xhamave të automjeteve të dëmtuara nga rrëzimi i një pishe në degët e stadiumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një prej tyre është goditur nga degët e një peme ndërsa ecte me motor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?