Suedezi hidhet nga kati i tretë i një banese në Tiranë, ndërron jetë
Aktualitet E Martë, 20 Prill 2021 09:26
Një shtetas suedez ka humbur jetën sot në Tiranë, pasi është hedhur nga ballkoni i banesës së tij.
Policia bën me dije paraprakisht se 40-vjeçari J Backlund, banonte përkohësisht në rrugën “Haxhi Keta” në kryeqytet.
Policia thotë se dyshohet që 40-vjeçari është hedhur vetë nga kati i tretë i pallatit, ndërsa ka ndërruar jetë pak momente më vonë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.
KOHA JONË SONDAZH

