
Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot pranimin e Suedisë në NATO. “Mirë se vjen, Suedia, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s. Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive”, theksoi Begaj. Parlamenti hungarez miratoi sot me shumicë dërrmuese hyrjen e Suedisë në NATO, duke i hapur rrugën përfundimisht anëtarësimit të Stokholmit në Aleancën Atlantike.