Suedia zero informacion për Naim Murselin, hetimet për vr*sjen plot “mister” ia lë Kosovës
Suedia po vëzhgon hetimet që po zhvillojnë autoritetet e Kosovës lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt dhe arrestimin e bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se porositi vrasjen.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë s’kanë pranuar të tregojnë nëse janë përfshirë në mënyrë direkte në hetime, por vetëm kanë deklaruar se me rastin po merret ambasada e tyre në Prishtinë. Policia suedeze thotë se s’mund të ndajnë informacione nëse Naimi ka ndonjë precedent kriminal atje, për shkak të ligjeve të privatësisë.
Dy javë më parë, Kosova u trondit nga një krim i rëndë që u krye në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, ku para dy fëmijëve të saj, u vra 30-vjeçarja me shtetësi suedeze, Liridona Ademaj.