Sulçebe: Nëse vaksina vjen në janar, në pranverë situata do të përmirësohet, në verë ikën covidi
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Genc Sulçebe u shpreh se Nëse vaksina nis shpërndarjen në janar, në pranverë situata do të përmirësohet ndërsa në verë do të shpëtojmë nga Covid.
Sulçebe: Vaksina shpresë e madhe. Vaksina e Oxfordit, 70% efektive, por rezultat i kënaqshëm pasi bëhet në 1 dozë e gjysmë. Nëse aprovohet në fund të dhjetorit, në janar nis shpërndarja. Nga kjo vaksinë përfiton edhe Shqipëria. Shpresoj të filloj sa më shpejt.
Vaksina e Pfizer dhe Moderna po aplikohet në vendet e zhvilluara, amerikanët të pakënaqur nga Pfizer. Ka probleme në shpërndarje sepse do ruajtje në -70 gradë. Është 5-fishi i kostos së Oxfordit. Nëse vaksina nis shpërndarjen në janar, në pranverë situata do të përmirësohet ndërsa në verë do të shpëtojmë nga Covid.
Mjeku Genc Sulçebe u shpreh se nëse e kemi kaluar covidin, është e qartë se nuk do të sëmuremi për disa vite.
Sulçebe: Nëse e kemi kaluar covidin, është e qartë se nuk do të sëmuremi për disa vite, se përndryshe kalojmë ligjet e biologjisë.
Ka disa raste kur virusi është shfaqur disa derë, por ky është një përjashtim.
Edhe ndaj gripit ne nuk reagojmë njëlloj se kjo varet nga sistemi imunitar. Këto riinfektime nuk kanë qenë të rrezikshme deri më tani.
Po ashtu, Sulçebe u shpreh se vendet që kishin një shëndetësi të mirë publike, patën eksperienca të mira.
Sulçebe: Vendet që kishin një shëndetësi të mirë publike, patën eksperienca të mira. Nëse ata që kanë synuar më shumë te privatizimet e shëndetësisë dhe vënia para e kriterit të përfitimit, tregoi se nuk e përballoi si duhet.
Shumë vende evropiane të zhvilluara patën një dështim lidhur me këtë virus. Handikapi i privatizimit dhe ai i fitimit, tregoi se nuk përballohet pandemia.