Sulejman Mema në krah të Veliajt: Koha që futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit
Pas disa viteve në krye të Shoqatës Rajonale të Tiranës, ish-futbollisi dhe trajneri i njohur i bardhebluve Sulejman Mema ka vendosur që të tërhiqet për t’i hapur rrugë të rinjve.
Në ndryshim nga Armando Duka që e ka uzurpuar prej 20 vitesh FSHF-në, Mema ka treguar se nuk e ka humbur klasin dhe idealin e dikurshëm as jashtë fushës së lojës. Ka qenë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj që ka shfaqur një foto me legjendën e bardhebluve, teksa ky i fundit e ka vizituar për një takim miqësor.
“Me mikun e mirë Sulejman Mema që lë stafetën si drejtues i Shoqatës Rajonale të Tiranës pas kaq viteve kontribut idealist në futboll! Mirënjohje maestro! Koha që futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet e fëmijëve që jep FIFA/UEFA #FairPlay #JoLlumit”, shkruan Veliaj.