Sulm i organizuar ndaj vra*sësit të Liridonës në burg? Gazetari i njohur tregon se çifti…
Pse u vra Liridona, ende mediat dhe njerëzit që dalin në ekrane shqiptare nuk e kanë gjetur. Ngjarja që ka shokuar mbarë opinionin publik, është e bombarduar me lajme.
Për Granit Plavën, i cili dyshohet se vrau Liridonën, u raportua se disa të burgosur kanë tentuar ta sulmojnë. Eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi thotë se ky tentim sulmi mund të ketë qenë për shkak se rasti ka prekur edhe të burgosurit. Elezi hedh poshtë disa pretendime se tentim sulmi mund të ketë qenë i organizuar.
Këtë të hënë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit Tomë Dodës, i arrestuar ditë më parë nën dyshimin se është përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë.
Bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli akuzohet se ka porositur vrasjen e Liridonës. Në media është aluduar se shkaku ishte një sigurim jete që viktima kishte në Suedi, pasi kishte nënshtetësi suedeze. Gjithashtu është aluduar një lidhje jashtëmartesore homesksuale e Naimit për të cilën thuhet se Liridona ishte në dijeni.
E teksa ngjarja është e mbuluar me pikëpyetje dhe priten hetimet e policisë së Kosovës, gazetari Ervin Dushi ka ndarë detja nga jeta e çiftit në Suedi. Ai thotë se çifti Murseli në Suedi kishte disa kredi dhe debite.