Sulm kibernetik ndaj Ukrainës

Në Ukrainë ka nisur një sulm kibernetik. Të parat që kanë rënë pre janë bakat. PrivatBank dhe Oschadbank janë prekur nga sulmi, ndërsa edhe uebfaqja e Ministrisë së Mbrojtjes së vendit gjithashtu raportohet se ka rënë. Sulmi vjen mes frikës se një sulm kibernetik rus mund t’i paraprijë një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.

Tensionet midis dy vendeve kanë arritur në kulm, teksa perspektiva e një pushtimi të plotë po afrohet. Ushtarët rusë testuan sot sistemin raketor OTR-21 Tochka-U pranë kufirit të Ukrainës, si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë.

Më shumë se 130 mijë trupa ruse janë grumbulluar, ku paralajmërohet se Kremlini do të urdhërojë një sulm në orën 3 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës.

SHKARKO APP