Sulm me dronë kamikaz në Grozni të Çeçenisë, videot e regjistruara
Në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, dronët kanë sulmuar bazën OMON si dhe regjimentin e dytë të njësive speciale të policisë.
Fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet sociale, shfaqin dronët që sulmojnë bazën ushtarake ku fluturaket pa pilot bien në Grozni, transmeton Telegrafi.
Raportohet se janë dëgjuar të shtëna armësh derisa po binin dronët kamikaz, e shpërthimet nga përplasja janë dëgjuar në tërë kryeqytetin çeçen.
Forcat e Ramzan Kadyrovit edhe më herët ishin shënjestër e dronëve kamikaz të ushtrisë ukrainase – si shenjë hakmarrje për pjesëmarrjen e tyre në luftën në Ukrainë, ku këto trupa janë rreshtuar përkrah rusëve. /Telegrafi/