Sulm me thikë në Londër, vritet një grua, plagosen pesë persona të tjerë

Një grua rreth 60 vjeç është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në Russell Square, në qendër të Londrës.

Një 19 vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes pak para mesnatës më 3 gusht në “Russell Square” në zemër të qytetit.

“Terrorizmi është një nga fushat që po mundojmë ta verifikojmë” ka thënë policia e Londres më 4 gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pistë tjetër ku po hetohet është ajo e ndonjë problemi mendor i autorit të sulmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja e cila humbi jetën u trajtua nga shërbimi mjekësor i emergjencës, por më pas është deklaruar e vdekur. Nuk janë dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore e të plagosurve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?