Sulm terrorist në Durrës? Muxhahedinët shtyjnë samitin ”Irani i Lirë”
Mbrëmë vonë, ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau me publikun një alarm për samitin botëror që do të mbahet në Durrës me temë “Irani i Lirë”, ku theksoi se një kërcënim i mundshëm mund të ndodhë gjatë Samitit.
Sot mësohet se muxhahedinët e strehuar në Shqipëri anulojnë Samitin, që do të mbanin më 23 dhe 24 korrik brenda kampit Ashraf 3 në Manzë të Durrësit.
‘Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve”.
Ambasada i bëri thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin këtë samit, të ndjekin lajmet në mediat lokale, të jenë të vëmendshëm dhe të ruajnë një profil të ulët. Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.