Sulm terrorist në selinë e kompanisë turke të aviacionit TUSAS

Tre persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një sulm me armë në selinë e kompanisë turke të aviacionit (TUSAS) pranë Ankarasë, njoftoi kryetari i bashkisë së provincës Kahramankazan, Selim Cirpanogly për kanalin televiziv turk Tele1.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha në rrjetin social X se “një sulm terorrist u krye ndaj objekteve të TUSAS në Kahramankazan, Ankara. Fatkeqësisht kemi të vdekur dhe të lënduar”.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë hollësi mbi motivet dhe autorët e sulmit, por disa media pretendojnë se ky është një sulm vetëvrasës.

Swiss Digital Desktop Reklama

TUSAS është një nga kompanitë më të rëndësishme të mbrojtjes dhe aviacionit të Turqisë. Ajo është prodhuesja e avionit të parë luftarak të Turqisë ‘KAAN’, krahas prodhimeve të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas sulmit të përgjakshëm reagoi edhe kreu i NATO-s Mark Rutte, i cili në një postim në median sociale X shkruante se aleanca ushtarake mbështet aleatin e saj, Turqinë.

“Njoftimet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara janë thellësisht shqetësuese. NATO qëndron krah aleatit të saj, Turqisë. Ne dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe po monitorojmë nga afër zhvillimet”, shkruante ai./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?