Sulm terrorist në Tunizi, të paktën 8 turistë të vdekur (FOTO)

Një sulm terrorist me të paktën 8 persona të vdekur është shënuar sot në një muze të kryeqytetit të Tunizisë. Ngjarja ndodhi në Muzeun Bardo, ngjitur me parlamentin. Mes personave të marrë peng kishte edhe shtetas britanikë, francezë, italianë dhe spanjollë. Në kohën kur ndodhi sulmi, parlamenti ishte duke miratuar një ligj të ri kundër terrorizmit. Shumica e turistëve janë evakuar, ndërsa raportohet se ka të tjera brenda. Në këtë sulm terrorist mendohet se janë përfshirë dy ose më shumë terroristë të armatosur me kallashnikov. Shumë tunizianë kanë braktisur vendin e tyre për t’ju bashkuar të ashtuquajturit Shteti Islamik 

SHKARKO APP