Sulmet kamikaze, përgjimet e policëve turq: Ky me pallto në mes të vapës! Hajde e ndjekim

Në media janë bërë publike regjistrime të komunikimit të policëve në rroba civile, që kanë vërejtur një sjellje të çuditshme të sulmuesit në Aeroportin e Stambollit ku, të martën, në një sulm terrorist u vranë 42 persona.

Një person ishte i dyshimtë dhe policët shkuan prapa tyre. Polici i cili i pari ka dyshuar i ka dërguar mesazh kolegëve se e dalloi një burrë që mbante një pallto dimri, pavarësisht vapës së madhe, shkruan Hurriyet

“Po ec me pallto në këtë vapë! Vëlla, duket si një hajdut, a ta ndjekim?”, ka pyetur ai, gjë me të cilën janë pajtuar edhe kolegët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi ata kërkuan i kishin kërkuar dokumentet, atentatori është përkulur duke pretenduar se po i kërkon. Pastaj e ka nxjerrë një armë dhe nisi të shtënat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai qëlloi policen që dyshoi tek ai, i cili tani po lufton për jetën, teksa në shtëpi e pret gruaja shtatzënë.

Terroristi pastaj vrapoi poshtë shkallëve, drejt terminalit të arritjeve ndërkombëtare, ku ka aktivizuar bombën që ishte rreth brezit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?