Sulmet në Mynih, aktorja Monika Lubonja: Isha me vajzën. Përjetuam tmerr
Aktorja shqiptare, Monika Lubonja ka rrëfyer momentet e tmerrit të sulmit në Mynih. Në një lidhje telefonike, ekskluzive për Ora News Lubonja tregon se ishte bashkë me vajzën e saj. Ajo tregon se të gjthë njerëzit në këtë zonë kanë përjetuar një tmerr.
“Unë jam e tronditur për atë që ndodhi dhe atë që përjetuam. Kam qenë me vajzën dhe gocën e hallës. Dolëm kur kishim përfunduar disa pazare, dëgjuam të ulëritura. Kemi vrapuar, njerëzit ishin të tmerruar. Di vetëm që vraponin, nuk dinin se ku duhet të vraponin. Kemi përjetuar një tmerr. Njerëzit nuk kishin fuqi edhe të vraponin. Çdo gje u bllokua, taksitë nuk lejoheshin të merrnin njerëz”, rrëfeu ajo.
KOHA JONË SONDAZH

