Sulmet në Mynih, janë vrarë edhe dy vajza shqiptare
Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur në të shtënat në një qendër tregtare në qytetin gjerman të Mynihut. Policia tha se të paktën tre persona të armatosur kanë qenë të përfshirë në sulmin në qendër ‘Olympia – Einkaufszentrum’ dhe ka paralajmëruar se ata janë ende në arrati.
Hetuesit thonë se situata aktuale është emergjente dhe se kjo ka ndezur operacionin më të madh policor në Mynih për më shumë se një dekadë.
Mes te vrarëve, mësohet se fatkeqësisht eshte edhe shtetesja Sabina Sulaj, me nënën nga Shqipëria dhe baba kosovar, ndërsa shoqja e saj Armela Segashi ishte shpallur e zhdukur nga familjaret ditën e djeshme.
Por sot, vëllai i Segashit ka konfirmuar vdekjen tragjike të motrës së saj.
“Armela – Vajza, motra dhe shoqja jonë e dashur ndërroj jetë. Faleminderit për shpresat dhe ndihmën dhe mbështetjen. Gjithmonë në Zemër”, shkruan Arbnor Segashi në FB.
Mendohet se Armela dhe Sabina kanë qenë së bashku gjatë sulmit në qendrën tregtare.
KOHA JONË SONDAZH

