Sulmi fizik ndaj Berishës në protestë, Partia e Berlusconit: Të hetohen lidhjet e autorit

Sulmi fizik ndaj Sali Berishës gjatë prtestës, po dënohet edhe nga politika e huaj. Kreu i grupit të “Forza Italia” në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Italian, Andrea Orsini, me anë të një deklarate ka dënuar me bindje të fortë sulmin.

“Ka të bëjë me një akt të papranueshëm dhe që kërkon një vlerësim të përgjegjësive, veçanërisht nëse konfirmohen zërat për lidhjet e autorit të sulmit me institucione shtetërore”, shkruan deputeti i “Forza Italia”-s, partisë së koalicionit qeverisës të Italisë që drejtohet nga Silvio Berluskoni.

”Presim që qeveria shqiptare të bëjë çfarëdo që është e mundur për të garantuar çdo përshkallëzim apo rritje të tensioneve. Kryetarit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike, me të cilën na bashkon qenia së bashku në organizatën e Partive Popullore Europiane, i shprehim solidaritetin më të madhe të ‘Forza Italia’-s dhe timin personal”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?