FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi ndaj Komisariatit Nr. 3, protestuesi: Ne ngritëm zërin, të arrestuarit ishin paqësorë

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të një tubimi që u zhvillua në mënyrë paqësore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta ndryshoi karakter gjatë marshimit të protestuesve drejt komisariatit nr. 3.

Një numër i madh qytetarësh u grumbulluan përpara këtij institucioni të Policisë së Shtetit, me pretendimin se aty ndodheshin disa nga personat e ndaluar pas incidenteve të regjistruara të enjten, si para ashtu edhe gjatë seancës plenare në Kuvend.

Situata u tensionua ndërsa turma qëndronte para komisariatit. Sipas raportimeve, disa prej protestuesve, një pjesë e të cilëve të maskuar, kanë kryer veprime vandale ndaj godinës, duke dëmtuar xhamat dhe disa orendi që ndodheshin në ambientet e brendshme të hollit të institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me ngjarjen, një prej protestuesve ka deklaruar se aktet e dhunës nuk përfaqësojnë të gjithë pjesëmarrësit në protestë. Ai theksoi se qëllimi i tyre ishte vetëm të ngrinin zërin dhe të kërkonin që të dëgjoheshin, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë përfitim nga përshkallëzimi i situatës dhe se kërkohej një zgjidhje paqësore dhe dialog.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u ndal gjithashtu te rasti i një të riu, një student i quajtur Everest, i cili sipas tij është ndaluar së bashku me babanë e tij. Protestuesi pretendon se ai nuk ka qenë i përfshirë në akte dhune dhe ka marrë pjesë në mënyrë paqësore në ngjarje. Sipas tij, ky person duhet të lirohet, pasi nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk ka ushtruar dhunë. Ai shtoi gjithashtu se disa nga personat e ndaluar ndodheshin në një lokal në momentin e ngjarjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?