Sulmi ndaj policisë, Suel Çela shpallet i pafajshëm
Gjykata për Krime të Rënda, ka shpallur të pafajshëm Suel Çelën dhe dënon me 6 vite burg Enea Bekteshin dhe 5 vite burg Klement Xhaferrin. Sipas gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në tregun agroushqimor në Elbasan. Prova e gjetur në automjetin Audi, cigarja, nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes Suel Çela. Në shtator të 2017-s, pranë tregut Agroushqimor në Elbasan, automjeti brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi, u godit nga makina që drejtohej nga Suel Çela. Reagimi erdhi si rezultat i kontrollit që policia po ushtronte ndaj makinës ku ndodheshin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri.