Sulmi në Australi, Presidenti Begaj shpreh ngushëllime dhe dënon terrorizmin
Një incident i rëndë dhune me armë ka ndodhur në plazhin Bondi, në Australi, ku humbën jetën të paktën 12 persona dhe 29 të tjerë mbetën të plagosur, gjatë kremtimit të një feste fetare nga komuniteti hebre.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe solidaritetin e Shqipërisë me Australinë.
Në një reagim në rrjetin social X, Presidenti Begaj dënoi ashpër aktin e dhunës dhe theksoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë kundër terrorizmit dhe urrejtjes.
“Dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan Presidenti Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

