Sulmi në uzinën e armëve, banorët e zonës: Kishin hyrë nga pas, rusja u largua në këmbë

Vetë banorët e fshatit Çekin në Gramsh, që jetojnë pranë Uzinës që mbrëmë u shënua sulmi ndaj ushtarëve, janë të tronditur nga ngjarja që ka marrë vëmëndje ndërkombëtarë. Ata kanë treguar për mediat, edhe sesi u futën dy rusët dhe ukrainasi brenda zonës së mbrojtur ushtarake.

Rusët thanë ata, u futën nga pjesa e pasme e uzinës, pasi aty është lehtësisht e kalueshme. Një banor tregoi se edhe ata ndërhynë pas ngjarjes, ndërsa rusja ishte shumë e qetë dhe po largohej në këmbë nga vendi i ngjarjes.

“Personi ka hyrë nga krahu këtej pas, jo kryesore. Këtu ndodhi ngjarja. E kapi ushtari brenda, u hodh ai pastaj. Ndërhyrëm ne të fshatit pastaj ai përdori spraj. Goca kaloj aty pas në këmbë. Ajo kaloi tek këmbët e mia, ishte e qetë. Policia ishte këtej, ajo dukej si njeri normal, turiste. Nuk ka ndodhur më parë kjo. Nuk e di se çfarë ka uzina brenda, nuk na ka dhënë njeri informacion, unë nuk kam hyrë asnjëherë aty”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër banor tha se të hysh brenda uzinës është tepër e lehtë edhe për faktin se mungojnë rojet. Ai tha se më parë ishte e vështirë të hyjë sepse e gjithë zona ka qenë e rrethuar me roje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka kaluar edhe një ditë më përpara ajo makina. Erdhi policia, i kapën. Ata kishin hyrë nga mbrapa. Nuk e di çfarë ka uzina brenda”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?