FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi terrorist në Vjenë nga një shqiptar? Ministri austriak përgënjeshtron informacionet

Sipas kryeredaktorit të gazetës së përjavshme austriake ”Falter”, Florian Klenk, autori i sulmit në Vienë, është me prejardhje shqiptare. Klenk, thotë se autori i sulmit ishte rreth 20-vjeç, i lindur dhe rritur në Vjenë por me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media ka thënë edhe se çdo informacion i pakonfirmuar nxjerr nga pista hetimin i cili akoma është duke u zhvilluar.

”Në këtë moment nuk mund të themi asgjë për derisa hetimi vazhdon. Bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe nuk duam t`i humbim gjurmët drejt zbardhje së rastit. Në këtë moment nuk kemi nevojë për kualifikime dhe hipoteza”, tha Karl Nehammer, ministër i Punëve të Brendshme në Austri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një media austriake që njihet për orientimin e majtist, OE24 ka shkruar se personi i përfolur Kurtin.S, është refugjat i ardhur kohë më parë në Austri, ndërsa për familjen e tij dhe prejardhjen nuk ka informacione.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?