Sulmohet Bill Clinton, akuzohet prape për seks me femra. Por dyshohet lojë kundër kandidimit të Hillarit

Hije skandali mbi Bill Clinton. Sipas zërave që po bëhen gjithnjë e më të fortë edhe ai ka pasur dhjetëra udhëtime, me atë që tashmë ka marrë emrin “Lolita Express”, avionin privat të financierit amerikan Jeffrey Epstein që ka futur në bela shumë persona VIP. Mes tyre edhe princi britanik Andrew, avokati Alan Dershowitz që janë bërë pjesë e këtij skandali për minorene. Emri i ish-presidentit del nga ditaret e mbajtura në bordin e avionit dhe që janë publikuar nga portali amerikan “Gawker”. Clinton ka qenë në bordin e avionit me Chauntae Davies, një aktore e filmave soft, emri i të cilës del shpesh si shoqëruese e udhëtimeve të Epstein. Ditaret e avionit tregojnë se Clinton ka udhëtuar me "Lolita Express" dhjetra herë me Ghislaine Maxwell, vajza e bosit të medias Robert Maxwell, që gjykata federale e ka si të dyshuar se i ka siguruar vajza minorene, miliarderit Epstein për festat e tij me miq të rëndësishëm. Në 2008-ën financieri u deklarua fajtor për pedofili në Florida, por kaloi vetëm një vit pas hekurave. Sipas portalit “Gawker”, që atëherë Epstein “i kishte mbyllur” atij çështje gjyqësore me të paktën 30 vajza minorene, mes të cilave më e reja ishte vetëm 16 vjeçe.

Por shume analiste thone se kjo mund te jete loje e rivaleve te Hillary Clinton e cila ka thene se do te kandidoj per Presidente e SHBA, qe duan te demtojne fushaten e saj. Rivalet jane edhe brenda partise se Clinton e duket se jane ne gare se kush ta demtoje kandidimin duke sajuar gjera inekzistene per Bill Clinton, akuza te cilat edhe mund ti gelltise publiku duke ditur  qejfin e Billit per femra te bukura. Tashme gara duket se po shkon ne kongresin e partise se Hillary Clinton, e cila fiton pasi eshte kandidatja me e mire per tu perballur me republikanet. Bile sondazhet tregojne se Hillary eshte edhe kandidatja me potenciale per tu bere Presidente e SHBA.

Ndaj edhe kjo duket si nje loje per ta bere pis fushaten e Hillarit, e cila eshte ne mos gruaja me me prestigj dhe me e afte ne historine e SHBA.

SHKARKO APP