Sulo: Pse SPAK nuk po heton kriminalizimin e shoqërisë? Soko: Nëse Rama kontrollon gjithçka…

Analisti Arion Sulo, thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka sesi të paraqitet në Kuvend dhe të flasë për dokumentarin e RAI3, kur ai sulmoi këdo që komentonte apo reagoi ndaj investigimit. Për të Rama i ka marrë të gjitha institucionet.

“Gjykatat dhe SPAK duhej të kishin filluar hetimet dhe ky SPAK kaq i zellshëm që heton Berishën të para 15 viteve, nuk heton këtë kriminalizimin e shoqërisë sonë. Kriminalizimi ecën përpara, unë shikoj një Kryeministër të qetë, që do të thotë nuk po hetohet. Sistemi i Edi Ramës ka kriminalizuar Shqipërinë. Ky SPAK a nuk e pyeste dot atë biznesmenin që ka marrë licencën e kazinosë se kur e mori, para apo pas takimit me Ramën? Kryeministri po mban peng edhe logon dhe vulën e opozitës përmes Gjykatës”, tha Sulo.

Kurse eksperti Pano Soko, tha se SPAK mund të nisë hetimet, pasi shumë pak ditë kanë kaluar nga ky reportazh. “Të themi që edhe SPAK-un e kontrollon Edi Rama, atëherë çfarë po i thoni qytetarëve që Kryeministri kontrollon gjithçka. Nëse themi Rama i ka patur të gjitha, atëherë hajde të ikim të gjithë ne, pse duhet të rrimë këtu”, tha Soko.

SHKARKO APP