Sulo: Rama po e shfrytëzon politikisht tërmetinë. Vasjari: Nuk ke ç’ti përdorësh kësaj katrahure

Debate në “Real Story” në News24 teksa diskutohet situata post tërmetit dhe reagimin qeveritar. Analisti dhe gazetari Arion Sulo thotë se kryeministri Edi Rama po e përdor situatën dhe sipas tij mungon transparenca dhe po linçohen mediat dhe qytetarët opozitarë.

Nga ana tjetër analisti Arian Vasjari thotë se nuk ke çfarë t’i përdorësh kësaj katrahure dhe se ky është momenti për të lënë pushtetin dhe jo për ta mbajtur.

Arion Sulo: Rama po e shfrytëzon politikisht tërmetin. Tërmeti shkatërroi Shqipërine por Rama po kërkon të rindërtojeë figurën e tij.

Pse mungon transparenca dhe pse ai linçon median dhe qytetarët opozitarë? Asaj zonjës në Laç i tha prandaj nuk je martuar se ti nuk durohesh. Atij në Kënetë i thoshte hajde këtu, atij në Laç i tha kush je ti që rri këtu, ik nga takim. Kryeministri me gjithë pushtetin ekzekutiv kërkon që të heqë lirinë e fjalës.

Arian Vasjari: Unë nuk ia lejoj vetes të mendoj se Edi Rama kërkon të përfitojë. Nuk ke ç’ti përdorësh kësaj katrahure. Ky është një moment për të lënë pushtetin dhe jo për ta mbajtur. Çështja e transparencës lidhet me një gjë. Ne duhet të përgatisim shoqërinë ti themi që ne na pret një e ardhme për shkak edhe të tërmetit jo e e ndritshme. Nëse tërmeti do vejë 1 miliard, është e tmerrshme për një ekonomi si Shqipëria që mbetet një ekonomi e brishtë. Nëse ne themi nuk do rrisim borxhin, ne rrisim pritshmëri tek ata njerëz që nuk do realizohen dot kurrë.

Arion Sulo: Unë jam kundër dritë-hijeve për rrugët dhe jo kundër ndërtimit të rrugëve.

Arian Vasjari: Atëherë i bie që tërmeti na qenka një fat i madh për të. Mirëpo nuk e themi dot që tërmeti ishte fat i madh për të.

Sulo: I gjeti punë atij që të qeverisë.

SHKARKO APP