Su*mi me ar*ë në një shkollë në Finlandë, e plagosur edhe një vajzë shqiptare
Në sulmin me armë zjarri që ndodhi brenda një shkolle në qytetin e Vantas, në Finlandë, ka mbetur e plagosur edhe një vajzë me origjinë shqiptare, nga Kosova. Lajmi është konfirmuar për Ministrinë e Jashtme të Kosovës nga Ambasada e tyre në Stokholm, që ka pasur një komunikim me familjarët e nxënëses.
“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me familjen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD”, thuhet në komunikatë.