Super jahti “Rising Sun” prek ujërat shqiptare, i gjashti në botë nga madhësia
Super jahti “Rising Sun”, i 6-ti në botë për nga madhësia dhe një prej anijeve private më luksoze në planet ka prekur ujrat shqiptare ditën e sotme, duke xhelozuar jo pak ishullin e Korfuzit.
Lajmi është bërë me dije nga Drejtori i Agjencisë së Bregdetit Auron Tare në faqen e tij në fb kiu shkruan:“Kisha kenaqesine per tu perfshire ne ardhjen e ketij superjahti ne Shqiperi pasi besoj se Shqiperia mund te kthehet ne nje destinacion te rendesishem per turizmin elitar te jahteve. Pak kush beson se bregdeti yne mund te terheqe te tille visitore por ardhja e ketij superjahti sot ne Shqiperi besoj se me jep te drejte”.
Rising Sun i ndërtuar nga pronari i Oracle, ish-partneri i Bill Gates është nje prej jahteve me të famshëm në planet.
Tashmë në pronësi të një prej emrave me të rendësishëm të industrisë së Hollywood, mban gjithmone në bordin e vet emra nga më të rëndësishem te politikes, industrise kinematografike apo te financës botërore.
Tare nënvizon se ardhja e Rising Sun ne ujrat tona eshte nje shenje e qarte se ne se jemi serioze per te ndertuar nje infrastrukture dinjitoze bregdeti une mund te kthehet me te vertete ne nje destinacion shume te rendesishem per kete industri.


Mëngjesin e së enjtes është ankoruar në portin e Sarandës për një vizitë një ditore një prej superjahteve gjigande. “Rising Sun” është jahti i gjashti në botë për nga madhësia, 138 metra i gjatë. Është ndërtuar në kantierin e njohur “Naval Lurssen yachts” me një kosto prej 300 milionë USD.
“Panorama” shkruan se është hera e parë që një jaht i këtyre përmasave viziton ujrat shqiptare, e madje Sarandën, duke treguar kështu për potencialin e lartë që ka turizmi detar në vendin tonë.
Mësohet se jahti gjigand është pronë e një prej emrave më të famshëm të industrisë kinematografike botërore. Emrat e personave që janë ndodhur sot në bordin e jahtit gjigand nuk bëhen të ditur edhe pse disa prej tyre kanë shkuar për një vizitë disa orëshe në Qytetin Antik të Butrintit. Superjahti “Rising Sun” u largua nga Saranda mbas ditën e së enjtes.




KOHA JONË SONDAZH

