Super-operacion i Policisë në Fushë-Krujë, kapen 20 arka dinamit

Një operacion i gjerë i Policisë së Shtetit ka nisur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë kundër armëmbajtjes pa leje, municioneve luftarake dhe lëndëve eksplozive.

Paraprakisht mësohet se janë sekuestruar tre kallashnikovë, 5960 kapsolla elektro – detonatore, 1800 kapsolla detonatore, 20 arka me dinamit ose 2000 kallëpe, dy rrotulla me fitil zjarrpërcjellës nga 50 m secila etj. “News 24″ pritet të transmetojë pamjet e këtij aksioni, këtë mbrëmje.

Si rezultat i operacionit, Policia ka arrestuar pesë persona: Sadik Mesi, Lulzim Mesi, Shkurte Mesi, Fatos Mesi dhe Marjan Karaj.

SHKARKO APP