Superfitimet – Banda shqiptare-italiane furnizonte me kokainë mbesën e Mogherinit

Të paktën 15 persona përfunduan në prangat e policisë gjatë një operacioni antidrogë në Veneto të Romës, ku midis të arrestuarve janë edhe shqiptarë.

Ata merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainës për personat VIP.

Midis klientëve ishte edhe Gaia Mogherini, vajza e vëllait të Frederica Mogherinit, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme. Mediat italiane shkruajnë 28 vjeçarja merrte kokainë nga anëtarët e bandës Magliana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klientët e organizatës ishin biznesmenë të ndryshëm, avokatë të famshëm, doktorë, etj. Në grupin e 15 arresteve janë furnizuar si dhe shpërndarës. Banda kujdesej mirë për klientët e saj që ishin konsumator të rregullt, ndërsa edhe anëtarët e bandës kujdeseshin që të kishin lidhje të forta dhe të besueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpesh, banda organizonte udhëtimet për klientët besnikë, duke u ofruar avionë privat për në Siçili.

Përgjimet nisën rreth dy vite më parë, ndërsa anëtarët flisnin me kode. Dy prej furnizuesve ishin në të gjendje që të siguronin drogë jashtë vendit, të cilët kanë përfunduar në burg.

Në pranga ka rënë edhe Rigers Duriçi, si dhe Manuel Zumpano, 30-vjeç, djali i rancis Zumpano, i bandës Magliana.

Paketimi i kokainës bëhej në një zonë të fshehtë. Vitin e shkuar janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të bandës. Sipas hetimeve, grupi arrinte të fitonte deri në 100 mijë euro në javë. /Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?