Supergrabitja në aeroport, policët privatë: Ja pse nuk ndërhymë

Zbardhen dëshmitë e punonjësve të policisë private që shoqëronin paratë të cilat u grabitën në Rinas.

Burime nga policia bëjnë me dije se ata kanë shpjeguar se në pistën e avionëve ku prisnin të ngarkonin paratë ishin të paarmatosur pasi nuk u lejohet të hyjnë me armë.

“Nuk kishim mundësi të reagonim personat ishin të armatosur. Nuk e dimë shumën e parave që po transportonim”, mësohet të kenë deklaruar ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

 20 policë privatë të shoqëruar

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Durrësit ka shoqëruar dje 20 punonjës nga dy kompanitë private të sigurisë të cilat transportonin paratë që u grabitën në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se ata po merren në pyetje për herë të dytë sot, për të ballafaquar deklaratat e tyre me ato të dhëna një ditë më parë.

Policia e Durrësit po merr në pyetje 10 nga 20 të shoqëruarit.

Një ditë më parë, tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën 10 milionë në valutë në pistën e avionëve,  para të cilat kishin destinacion Vjenën.

Hetuesit dyshojnë se ky grup është i përfshirë edhe në grabitje të tjera  të parave të bankave.

E gjithë dinamika është fiksuar nga larg nga dy kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga policia dhe prokuroria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?