Superoperacion antidrogë, kapen 15 ton kanabis në jug, kupola e policisë në Vlorë

VLORË- 15 drogë janë kapur gjatë natës në një operacion të madh në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare, Policia e Vlorës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe nën drejtimin e vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako kanë finalizuar me sukses një operacion në Llakatund të Vlorës që ka çuar në sekuestrimin e 15 ton kanabis sativa si dhe armëve të zjarrit.

Droge vlore

Po kështu në krye të operacionit ka qenë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA Eduart Merkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

5 armë zjarri kallashnikov janë gjetur gjatë kontrollit dhe kapjes së drogës në dy banesa në fshatin Llakatund. Nuk ende informacione për të arrestuar, por policia ka shoqëruar disa persona. Në orët në vijim priten detaje të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?