Supëroperacion policor në Bllok

Policia arrestoi dy persona, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, në zonën e ish Bllokut në Tiranë. Dy të rinj që udhëtonin në të njëjtën makinë u rrethuan nga policë të armatosur, që nxorrën armët duke bërtitur. Makina ka ndaluar menjëherë dhe forca të tjera policie rrethuan makinën duke drejtuar armët, drejt makinës. Ndërhyrja e policisë ndodhi në një nga rrugët më të populluara të shtunën në mbrëmje në zonën e ish Bllokut. Fatmirësisht dy djemtë që ishin objekt i operacionit të policisë nuk kanë bërë rezistencë. Ngjarja shkaktoi panik mes kalimtarëve, për shkak të ndërhyrjes së menjëhershme. Duket se policia po arrestonte dy persona të rrezikshëm, në një kohë kur kalimtarët aty pranë ishin të shumtë. Fatmirësisht askush nuk është lënduar.

SHKARKO APP