Surprizat e motit në shkurt, java nis me reshje, si do të jetë në vijim
Muaji shkurt sipas meteorologëve pritet të ketë një mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta.
Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb ka thënë se vetëm 2 ditët e para të shkurtit do të kenë mot me praninë e vranësirave dhe të reshjeve, ndërsa më pas moti do të jetë kryesisht i kthjellët.
Por, në një intervistë për ABC News, Bani ka theksuar se në dhjetë ditëshin e dytë të muajit shkurt pritet që të rikthehen reshjet dhe moti i acartë.
“Dy ditët e para të shkurtit do të na sjellin mot të paqëndrueshëm me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore dhe të paktën 10 ditëshi i parë i shkurtit presim mot të kthjellët përjashtuar ndonjë ditë me prezencë të vranësirave dhe të reshjeve të pakta. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta nga 0-1 gradë në mëngjes për të arritur në vlerat maksimale në 15 gradë. Ndërsa në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt të kemi disa dit me mot të acartë dhe me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore”, ka thënë ajo.