Surprizë në PD! Zbulohen dy emrat për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, do të mblidhet sot në orën 18:00, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në ndihmë të kryetarit të partisë. Kështu në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së do të jenë Flamur Noka dhe Saimir Korreshi. Për postet e nënkryetarëve të PD-së do të ketë dy gara. Për një nga pozicionet do të përballen Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi, ndërsa në garën tjetër do të jenë Erisa Bajazhi dhe Nikola Kedhi.
KOHA JONË SONDAZH

