Surroi: Kosova vendosi për zgjedhjet në veri, mori garanci nga SHBA dhe BE

Publicisti Veton Surroi, thotë se Kosova hyri në zgjedhjet komunale në veriun e vendit, sepse mori garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja. Surroi shtoi se pala kosovare e ka pranuar se zgjedhjet të cilat u pasuan me tensioneve nuk ishin legjitime, për shkak të kushteve në të cilat u mbajtën, edhe pse u konsultua më ndërkombëtarët.

“Nga Kosova nuk ka pasur mohim të kundërshtimit të planko-gjerman. Të dyja shtetet nuk e përfaqësojnë njëra tjetrën dhe hapen të gjitha çështjet e adresimit të komunitet serb në Kosovë. Duhet të ketë pushtet legjitim në 4 komunat që zgjedhin njerëz në këto komuna. Këto zgjedhje nuk janë legjitime. Pala kosovare është konsultuar me ndërkombëtarët. BE ka kërkuar të shtyhet afati i regjistrimit të palëve politike, por u thye pakti nga kandidatët serb.

Sot qeveria e Kosovës, Escobar Lajçak dhe Vuçiç deklarojnë se duhet të ketë zgjedhje, duhet të jen të lira, të deklarojnë pluralizmin politik dhe mos ketë intimidim. OSBE të jetë pjesë e organizmit mbikëqyrës. Për herë të parë të ketë zgjedhje të lira.

Duhet të adresohet në disa pika ku thuhet që këto zgjedhje duhet të mbahen në ambient të sigurt. Mos shkojmë shkel e shko, por ta shfrytëzojmë këtë krizë për të zgjidhur çështjen siç duhet”,-tha Surroi në Top Story.

SHKARKO APP