“Swissleaks” miliona në Zvicër për të shmangur taksat, mes tyre: Yje Hollivudi, mbretër e kampionë

Aktorë, modelë, kampionë sporti por edhe politikanë, diktatorë dhe mbretër, janë të gjithë në listën e mbi 100 mijë emrave që kanë depozituar rreth 180 miliardë euro në bankën zvicerane HSBC, duke shmangur taksat. Skandali u zbulua nga një investigim i gazetarëve.

Nga aktorja, bizmeswoman australiane Elle Macpherson, aktori amerikan dhe producenti John Malkovich tek aktori amerikan Christian slater,  këngëtarët e njohur Phil Collins, Tina Turner, ish piloti i Ferrarit Fernando Alonos, Michael Schumacher.

Më pas vjen mbreti i Jordanisë, Abdallah II ai maroken Mohammed VI, princat e Arabisë së Bashkuar dhe njerëzit e besuar të diktatorëve si Rami Makhlouf, mik I presidentit sirian Bashar Al Assad.

Sipas një padie në vitin 2007, janë zbuluar mijëra llogari nga banka private e HSBC në Zvicër. Bankierët ndihmonin klientët e tyre të shmangnin taksat dhe ofronin marrëveshje për t’i ndihmuar ata për t’i bërë dredhi ligjit.

HBSC pohoi se disa individë kishin ndërhyrë në privatësinë e bankës për të mbajtur llogari të padeklaruara.

Por shton se tani, kjo gjë ka ndryshuar plotësisht. Dokumentet e vjedhura në vitin 2007 nga një ekspert kompjuterash që punonte për bankën HSBC në Gjenevë, përmbanin detaje të më shumë se 100 mijë klientëve në të gjithë botën.

Këto llogari nuk janë ilegale, por shumë njerëz i përdorin për të shmangur autoritetet tatimore.

Autoritetet franceze në bazën të të dhënave arriti në përfundimin se në vitin 2013, 99.8% e qytetarëve në listë po i shmangeshin taksave.

 

SHKARKO APP