FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sylvinho merr pasaportën shqiptare, tranjeri: Jam shqiptar puro

Trajneri i ekipit kuqezi që nxorri në pah vlerat e kombëtares, Sylvinho është qytetari i ri i Shqipërisë. Ai është pajisur me pasaportë shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Nuk ka nguruar edhe përgjigja e Sylvinho, teksa nuk nguron as të flasë shqip.

“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, dëgjohet të thotë trajneri i Kombëtares.
Sylvinho arriti të dërgonte kombëtaren shqiptare në Europian, pas një paraqitje të mirë në grupi, ku kuqezinjtë u renditët të parët në grup, si asnjëherë në historinë e futbollit shqiptar. Po sot ai u nderua edhe me çmimin “Shqiponja e Artë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?